Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë që fillon vaksinimin e qytetarëve të saj ndaj sëmundjes pandemike, virusit COVID-19.
90 vjeçarja Margaret Keenan mori dy doza të Pfizer në orën 06:31 të mëngjesit të sotëm, e para nga 800.000 doza vaksinimi që do jepen në Britaninë e Madhe javën e ardhshme, përcjellë Klan Kosova.
Kjo ndodhi në Spitalin Universitar në Coventry, më pak se një javë pasi Britania e Madhe miratoi këtë vendim.





