LAJME

88 prokurorë dhe 40 zyrtarë angazhohen nga Prokuroria për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve

88 prokurorë dhe 40 zyrtarë angazhohen nga Prokuroria për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shkurt 2021, 09:28

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor.Këto komente Pula i bëri në konferencë për medie të mbajtur në mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit të Shtetit; Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Komisionit të Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve.Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë do të arrestojnë të gjithë që ndikojnë në keqpërdorimin e votës së sovranit”.
Fatime Dërmaku, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tha se kanë angazhuar 30 gjyqtarë për menaxhimin e zgjedhjeve.“Edhe Këshilli Gjyqësor është mobilizuar dhe do t’i dalë zot këtyre obligimeve. Këshilli Gjyqësor ka angazhuar 30 gjyqtarë”.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kemi angazhuar 8 gjyqtar. Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar 4 gjyqtar. Jemi në gatishmëri të iu përgjigjemi kërkesave eventuale”.Shukri Syljemani, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kryerjen të gjitha aktiviteteve gjatë zgjedhjeve.“Në emër të anëtarëve të PZAP-së zotohemi se do të përmbushen të gjitha obligimet që janë në përputhshmëri me zgjedhjet e përgjithshme”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika