Shumica e të rriturve në Zvicër kanë antitrupa Covid
Gati 80 për qind e të rriturve në Zvicër së shpejti do të kenë imunitet ndaj virusit, bazuar në të dhënat nga Corona Immunitas, një program kërkimor në Universitetin e Cyrihut që studion përhapjen dhe ndikimin e pandemisë në vend, transmeton albinfo.ch.
“Nëse marrim parasysh gjithë Zvicrën, së shpejti do të kemi një prevalencë seriologjike prej 75 deri në 80 për qind”, sipas njërit prej studiuesve, Milo Puhan.





