LAJME

690 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 19 në Prizren

690 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 19 në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2020, 14:01

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika