RAJONI DHE BOTA

62 vjeçari nga Presheva përfundon me 10-she masterin në matematikë në Tetovë

62 vjeçari nga Presheva përfundon me 10-she masterin në matematikë në Tetovë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2021, 12:41

Një 62-vjeçar, shqiptar nga Presheva ka përfunduar studimet master dhe është vlerësuar për temën e diplomës me notë makimale.

“Magjistron 62 vjeçari nga Presheva

Haxhi Ismet Mustafa nga Rainca në moshën 62 vjeçare magjistron me notën 10

Haxhi Ismet Mustafa nga Rainca e Preshevës 62 vjeçar, sot në hapësirat e universitetit shtetëror të Tetovës drejtimi i matematikës mbrojti temën e diplomës të magjistraturës.

Ismet Mustafa gjatë prezantimit të temës me titull “Stabiliteti i njehësimeve numerike” komisionerët e udhëhequr nga profesorët: prof.dr Lazim Kamberi, prof.dr Xhevahir Beqiri dhe mentori i kandidatit prof.dr. Billadh Shahini vlerësuan prezantimin e punimit me notën dhjetëshe (10)”, shkruhet në postimin e bërë nga universiteti i Tetovës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika