E diela e fundit e muajit tetor shënon ndërrimin e orës dimërore. Llogaritja dimërore e kohës fillon mëngjesin e hershëm, kur të dielën në mëngjes, saktësisht në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas.
Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.
Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore.





