LAJME

Vdiq një turist në Prevallë, u rrokullis me motor

Vdiq një turist në Prevallë, u rrokullis me motor
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Prill 2026, 07:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, më datë 09.04.2026, rreth orës 17:00, është informuar se në zonën malore të fshatit turistik Prevallë, saktësisht në rrugën “Shukri Koçinaj”, ka ndodhur një vetaksident.

Sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika