Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, morën pjesë në përurimin e renovimeve në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ishim edhe më herët edhe të shërbimi nuklear brenda në këtë objekt, e cila është pajisur me teknologjinë me të re. Këtu kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe hollit të pritjes. Vlera e këtyre investime është 393 mije euro. Qëllimi ka qenë rregullimi i hollit në këto klinika që ndihmon në trajtim më të dinjitetshëm për pacientët. Vetëm në atë mjekësinë nukleare është blerë pajisje në vlerë prej 850 mijë euro”, tha Kurti.






