LAJME

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24 orëve, 33 të lënduar në aksidente

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24 orëve, 33 të lënduar në aksidente
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2026, 08:59

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se 352 raste kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, QKUK ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar:

  • 94 pacientë në Reanimim;
  • 96 pacientë në Emergjencën Internistike;
  • 66 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
  • 67 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
  • 29 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

“Ndër rastet e veçanta, janë evidentuar 3 raste të përfshirë në përleshje fizike dhe 33 raste të të lënduarve në komunikacion” – thuhet në njoftimin e publikuar.

Gjatë 24 orëve janë bërë 31 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika