Nuk do të ketë pushime verore për deputetët pa u konstituar Kuvendi i Kosovs, tha Albulena Haxhiu, kandidatja e rrëzuar plot 33 herë për kryetare të kuvendit.
Fajësoi opozitën për “shkelje të aktventimit të GjK-së” – anipse Vetëvendosja nuk ka shumicë parlamentare për ta zgjedhur atë.
“Vlerësoj edhe njëherë që është qëndrim i papërgjegjshëm, politikisht veprimet e opozitës janë veprime të papërgjegjshme, juridikisht janë shkelje të kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Uroj që opozita të reflektoj sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme që ata të marrin pjesë në votim. Nuk themi që ata duhet të votojnë domosdo po, ne po themi që është e rëndësishme që opozita të marrë pjesë në votim, e ka obligim kushtetues, për ata duhet të votojnë për, kundër ose abstenim, gjithçka zgjidhet në çoftë se opozita vendos të kryej detyrat që i ka”, tha Haxhiu.
“Ne do të ishim bllokues në çoftë se pas votimit të deputetëve nuk do të bënim propozimin për kandidatin për kryetar të kuvendit, siç ka ndodhur në të kaluarën, PDK-ja nuk e ka propozuar dy muaj radhazi emrin e kandidatit për kryetarë të kuvendit, por ne se kemi bërë këtë, e kemi adresuar përgjegjësinë që kemi, kemi thënë që është e rëndësishme që të jemi bashkë, të jemi të unifikuar, kur vie puna te qeveria përgjegjësia i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi Haxhiu.