Sot në Suharekë, përkujtohet masakra e vitit 1999 ku forcat serbe vranë e masakruan 49 anëtarë të familjes Berisha.
Në këtë vend, me 26 mars të vitit 1999 forcat serbe , vranë e maskruan e më pas kishin zhdukur 49 anëtarë të familjes Berisha.
Ky vend i tmerrit, tani më është kthyer në një muze të dhimbjes që nuk mund të harrohet kurrë, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi.







