- Reklama -

26 vjet nga fillimi i bombardimeve, Shea: Një nga vendimet më të mira që ka marrë NATO-ja

26 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake e policore serbe, Jamie Shea, që ishte zëdhënës i NATO-s atëkohë, ka thënë se ai ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë NATO-ja.

“Dhe këtë herë, për të marrë një veprim vendimtar në emër të të drejtave të njeriut. Dhe mendoj se ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë NATO-ja. Dhe mendoj se Kosova sot e vërteton plotësisht që ai ishte vendimi i duhur për t’u marrë”, thotë ish-zëdhënësi i NATO-s”, ka deklaruar Shea në një deklarim për KP.

- Reklama -

Ai ka treguar edhe për shqetësimet që i ka ndier atëherë.

“Ishte një moment që të bënte të mendoheshe. Sa do të zgjaste? A do të ishte e suksesshme NATO? Po, strategjikisht, por sa javë? Çfarë mund të kishte në terren në ndërkohë? Cila do të ishte siguria e popullit të Kosovës? Këto ishin të gjitha gjëra shumë shqetësuese. Të përfshihesh në një luftë është një kohë ankthi për të gjithë. Por nga ana tjetër, ndjenja ime kryesore ishte se nuk kishte alternativë. NATO kishte investuar shumë në besueshmërinë e saj për të qenë e gatshme të përdorë forcën nëse kishte një arsye të mirë dhe ishte absolutisht e nevojshme”, është shprehur Shea.

Ai ka folur edhe për atë se si e sheh Kosovën sot.

“Dhe kur jam në Prishtinë, jo aq shpesh sa do të doja, e dini, a shoh përparim? Absolutisht. Rrugë të reja, hotele të reja, ndërtesa të reja, zyra qeveritare, njerëzit duken më mirë, njerëzit sigurisht janë veshur shumë më mirë. Ata nuk janë miliarderë, por sigurisht duken më të pasur se njerëzit e traumatizuar që zbulova kur vizitova Prishtinën në qershor 1999. Menjëherë pas fushatës ajrore, ka një popullatë të re shumë të gjallë, ka institucione arsimore kudo, vërtet është një ndjenjë e një kulture të shoqërisë e cila është, në lëvizje, dinamike, ka probleme, por po shikon përpara. Pra, po, unë shoh përparim”, thotë Shea.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort