Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte duke punuar në një objekt ndërtimi dhe sipas dëshmitarëve, gjatë procesit të betonimit është goditur na një pjesë e pajisjes së punës.
26-vjeçari humb jetën në vendin e punës në Prizren

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.
“Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyçi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




