Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë euro për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë.
Nëntë prej njëmbëdhjetë të dyshuarve për manipulimin me subvencione do të qëndrojnë në paraburgim. Ndërsa, dy të tjerët në arrest shtëpiak.
Në kërkesën e prokurorisë, ka prova të qarta se fermerëve iu kërkohej ryshfet për të marrë subvencione nga Ministria e Bujqësisë, pa plotësuar kriteret.





