LAJME

Osmani uron Papa Leo XIV për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë

Osmani uron Papa Leo XIV për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2025, 18:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papën e sapozgjedhur, Papa Leo XIV, me rastin e emërimit të tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Në një postim në platformën X, Osmani ka shprehur urimet më të sinqerta në emër të popullit të Republikës së Kosovës, duke vënë theksin në rëndësinë e udhëheqjes shpirtërore të Papës në një periudhë sfiduese për njerëzimin.

“Zëri i tij do të ketë peshë të madhe në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu,” ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu rolin e rëndësishëm që Selia e Shenjtë ka pasur historikisht në promovimin e paqes dhe solidaritetit mes popujve, duke shprehur shpresën për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika