Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Sep 28, 2023
Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se gjaku i rreshterit të vrarë në sulmin në veri, Afrim Bunjaku, nuk do të humbë asnjëherë.Kështu ka shkruar ai në librin e kujtimeve, gjatë vizitës së zhvilluar në shtëpinë e rreshterit të ndjerë, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve./KOHA/

Image
Image
Image

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika