Klubi Futbollistik “Liria” në Prizren njofton se të hënën prej orës 18:00 do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2024/25.
Ekipi i KF “Liria” ka njoftuar se do të rikthehen në fushë për të nisur stërvitjet dhe përgatitjet intensive që do t’i ata ndihmojnë të arrijnë objektivat e tyre për sezonin e ardhshëm.
Njëkohësisht, kanë bërë të ditur se klubi është duke punuar fuqishëm për të kompletuar skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur.
” ̈ ̈ ̈ /! FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se nesër, nga ora 18:00, do të fillojmë përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2024/25! Ekipi ynë do të rikthehet në fushë për të nisur stërvitjet dhe përgatitjet intensive që do të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona për sezonin e ardhshëm. Presim me padurim të shohim të gjithë lojtarët tanë në formë të shkëlqyer dhe të përgatitur për sfidat e reja që na presin. Njëkohësisht, klubi është duke punuar fuqishëm për të kompletuar skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur që të kemi një fillim sa më të mbarë. Forca Liria, Forca Arpagjik’t!”, thuhet në njoftimin e KF “Liria”./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.