- Reklama -

Hoxhaj në Konventë: Gara nuk ishte demokratike, kryetari e mbylli paraprakisht

Enver Hoxhaj ka mbajtur një fjalim të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, ku ka kritikuar hapur lidershipin aktual për mënyrën si është menaxhuar procesi zgjedhor i partisë.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk i ka dhënë as një javë kohë shtesë për të kandiduar për kryetar, ndonëse këtë kërkesë ia kishte paraqitur edhe Bedri Hamzës në një takim të një dite më parë.

- Reklama -

Sipas Hoxhajt, gara është mbyllur paraprakisht nga kryetari në detyrë, Memli Krasniqi, i cili publikisht kishte shprehur mbështetjen për kandidatin tjetër, duke e orientuar procesin.

“Kur zgjedhjet shpallen për pesë ditë dhe menjëherë jepet preferenca e kryetarit, gara nuk është demokratike,” tha Hoxhaj.

Ai shtoi se kërkesa e tij për shtyrjen e konventës me vetëm një javë kishte qenë parimore dhe jo personale, me qëllim që të zhvillohej një debat real, platforma dhe ide për drejtimin e partisë.

Gjatë fjalimit, Hoxhaj dha edhe disa “thumbime” brenda partiake, duke theksuar se mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po ndihet në lidershipin e PDK-së.

“Kam pas qejf që ata të kthehen dhe të zgjidhet edhe problemi i lidershipit, apo jo?” deklaroi ai para delegatëve.

Duke nënvizuar se nuk po gjen kushte të barabarta dhe proces të drejtë, Hoxhaj njoftoi se nuk do të marrë pjesë në garën për kryetar të PDK-së.

“E dua Kosovën. Tani e dua UÇK-në. Pastaj PDK-në. Pastaj Hashimin dhe Kadrinë. Këtë që po e them sot ju bjen ndërmend nesër,” përfundoi ai./Telegrafi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort