Home RAJONI DHE BOTA 18 mijë lopë të vrara nga shpërthimi i një ferme në Texas

18 mijë lopë të vrara nga shpërthimi i një ferme në Texas

0
18 mijë lopë të vrara nga shpërthimi i një ferme në Texas

Rreth 18 mijë lopë janë vrarë si pasojë e një shpërthim në një fermë bulmeti në Texas, që ndodhi në fillim të kësaj jave.

Sipas autoriteteve lokale si pasojë e shpërthimit ka mbetur i lënduar rëndë edhe një person.

Autoritetet besojnë se shpërthimi ka ndodhur pasi që makineritë në objekt mund të kenë ndezur gaz metan.

Fotot e postuara nga policia lokale tregojnë një re të madhe tymi të zi që ngrihet nga toka.

Ndërsa shifra e saktë e lopëve që u vranë nga zjarri dhe tymi mbetet ende e panjohur, një zëdhënëse e policisë lokale ka thënë se bëhet fjalë për rreth 18 mijë krerë lopë.

Sipas të dhënave gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjet viteve 2018 dhe 2021. / BBC/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here