- Reklama -

Nesër në Prizren promovohet dokumentari dhe libri “30 vitet e pajtimit” – një homazh për pajtimtarët e rajonit të Prizrenit

Të mërkurën, më 14 maj 2025, me fillim nga ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren do të mbahet promovimi i dokumentarit dhe librit “Tridhjet vitet e pajtimit”, një projekt i rëndësishëm që ndriçon një nga kapitujt më të ndritshëm të historisë sonë të afërt – lëvizjen për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatrresave në rajonin e Prizenit.

Ideator dhe autor i këtij projekti është Fetah Bekolli, ndërsa dokumentari është realizuar nga TV Prizreni, me përkrahje financiare nga kompania “Infinit” Sh.p.k..

- Reklama -

Libri që shoqëron dokumentarin është përgatitur për botim nga Fetah Bekolli dhe Ditar Kabashi.

Dokumentari “30 vitet e pajtimit” përshkruan zhvillimet dhe sfidat e periudhës 1990 – 2020, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kontributit të dhjetëra personaliteteve dhe pajtimtarëve, veçanërisht atyre nga rajoni i Prizrenit që nuk janë më në mesin tonë. Projekti vjen si një akt mirënjohjeje për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme në shërbim të paqes, unitetit dhe kombit.

Ky dokumentar dhe libri që e shoqëron janë dëshmi të fuqishme të një periudhe që nuk duhet harruar, një kujtesë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm mbi fuqinë e pajtimit dhe bashkimit kombëtar.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur në këtë ngjarje kulturore dhe historike.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort