LAJME

150 bashkatdhetarë vizitojnë Kuvendin e Kosovës

150 bashkatdhetarë vizitojnë Kuvendin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Korrik 2021, 15:36

Rreth 150 bashkatdhetarë kanë vizituar Kuvendin e Kosovës në ditën e dytë të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Bashkatdhetarët që erdhën nga shtete të ndryshme të botës u pritën edhe nga disa deputetë.

“Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët janë pritur nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Aktiviteti vazhdon edhe të premten, nga ora 10:00 – 16:30.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika