Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 1.65 milionë euro për grupin e parë prej 10 mijë studentësh përfitues, në kuadër të Programit të Bursës së Mobilitetit për Studentë.
“Siç kemi njoftuar më parë, vlera e bursave ndryshon varësisht nga distancës prej vendit ku jetojnë dhe vendi ku studiojnë studentët. Kjo bursë synon që të zvogëlojë pabarazitë dhe të krijojë mundësi edhe për ata studentë, që vijnë nga zonat e largëta e që për ta studimet do të ishin më të kushtueshme”- tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Kurti tha se me këtë është përmbushur njëri nga premtimet e Qeverisë Kurti për mandatin e ardhshëm.





