Të enjten, në Prizren, është lansuar platforma elektronike përmes të cilës qytetarët, gazetarët e pronarët e mediave do të kenë mundësinë që të njoftohen me informatat dhe nocionet bazike të sigurisë digjitale dhe kibernetike.
“Sot në ambientet e Hotel City në Prizren, me mbeshtetjen e FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova dhe e financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, u lansua platforma elektronike – websajti www.safejournalism-ks.net përmes të cilës qytetarët në përgjithësi, e gazetarët e pronarët e mediave në veçanti, do të kenë mundësinë që të njoftohën me informatat dhe nocionet bazike të sigurisë digjitale dhe kibernetike, gjegjësisht do sigurojnë informacione bazike për mbrojtjen e paisjeve të tyre personale dhe të punës, të dhënave personale, kujdesit për sigurinë e identitetit të tyre online si dhe të mbrohen nga kërcënimet e vazhdueshme të hakerëve.
Një ide e tillë për një platformë unike që trajton mbrojtjen digjitale dhe kibernetike është prezantuar në organizimin TechCamp Kosovo që është mbajtur në Pejë gjatë tetorit të vitit 2021, e ku pjesmarrës kanë qenë gazetar nga të gjitha vendet ballkanike.”, thuhet në njoftim.





