Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje për personin e arrestuar, i cili u kap nën akuzën e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.Prokurori i rastit ndaj të pandehurit K.T., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 02 qershor 2021.
Ky është njoftimi i Gjykatës:
11 mijë euro për një vizë sllovene: Prokuroria jep detaje për personin e arrestuar

Prokuroria njofton se, me datë të pacaktuar e deri më 02.06 2021, i dyshuari K.T., ka përpiluar dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit si origjinal, për leje qëndrimi sllovene, për përfitim për vete apo personin tjetër, ku nga të dëmtuarit, B.K., F.K., dhe L.R., kishte marrë shuma të mëdha parash, në vlerë mbi 11.000 (njëmbëdhjetë mijë) euro. Me urdhër të prokurorit të Shtetit pas aksionit të bastisjes së shtëpisë së tij nga Njësiti i Hetimeve, i janë gjetur një leje qëndrimi sllovene dhe një folder me 7 vërtetime të transaksioneve të ndryshme . Me këto elemente, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

