Home RAJONI DHE BOTA ​Serbët nga veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi

​Serbët nga veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi

0
​Serbët nga veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi

Qytetarët serbë përmes transportit të organizuar janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës në Rashkë, ku do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat po mbahen në Serbi.

Shumë prej tyre janë nisur nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, mirëpo për t?iu shmangur tollovisë, ka edhe lokacione tjera prej nga kanë udhëtuar, siç janë spitali i përgjithshëm në veri, pastaj ndërmarrja Trepça në Zveçan.

Mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t?u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here