UNICEF dhe USAID në Kosovë kanë nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi për një program në mbështetje të përpjekjeve për komunikim dhe informim në Kosovë për parandalimin dhe vaksinim kundër COVID-19.
Në këtë drejtim, UNICEF dhe USAID në Kosovë do të investojnë 1 milion dollarë.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin tha se janë mirënjohës për kohën dhe mbështetjen e ShBA-ve.
Sahin: Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të vaksinohen
“Dëshiroj të përfitoj nga rasti të falënderoj qeverinë e Sh.B.A.-së dhe gjithashtu partneritetin e SHBA-së, me UNICEF-in si partner global, si dhe Kosovën në nivel lokal. Së bashku, ne kemi punuar që pas fillimit të pandemisë. Por sot është një moment i rëndësishëm sepse ne po zgjerojmë partneritetin tonë për dy vitet e ardhshme. Komunikimi i informacionit të duhur, informacionit faktik në lidhje me Covid dhe gjithashtu inkurajimi i të gjithë nxënësve për të bërë vaksinimin Covid-19[…]Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të vaksinohen”, tha ai.
Drejtoreshë e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno tha se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID është qasja në informata të sakta dhe qasja në produktet e sigurisë dhe vaksinimi.
Magno: Lufta kundër Covid është një garë me kohën
“Në emër të Qeverisë amerikane dhe USAID, ne jemi të kënaqur që vazhdojmë partneritetin tonë me UNICEF-in në Kosovë. Dhe me këtë ndihmë dhe mbështetje, ne kërkojmë nga populli i Kosovës që së pari të sigurohet që ata të dëgjojnë dhe të kenë qasje në informacione faktike bazuar në të dhëna shkencore. Dhe e dyta është që ne të nxisim njerëzit, tani që vaksinat po vijnë në Kosovë, të marrin vaksinën kundër Covid. Lufta kundër Covid është një garë me kohën, dhe veçanërisht tani me variantin ‘Delta’, tani mbrojtja kundër Covid po bëhet edhe më kritike dhe më urgjente. Ne jemi në këtë luftë së bashku dhe shpresojmë në partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me UNICEF.