Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Tokyo. Osmani këtë të premte u prit në takim nga Ministri i punëve të Jashtme të Tokyo, Toshimitsu Motegi.
Osmani në takim me ministrin e Jashtëm të Tokyo: Ishte mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovë

Osmani thotë se kjo ishte një mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovës si dhe për të kërkuar përkrahje për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Pas pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, sot në Tokyo u prita edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Toshimitsu Motegi. Ishte mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovë e për të kërkuar përkrahje për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por poashtu për të falenderuar institucionet japoneze për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë.”, ka shkruar Osmani në “facebook”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Liburn Aliu jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Portit të Durrësit

“Turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për BE po mbahet në sirtar”, eurodeputeti holandez kritikon bllokimin e procesit

Nikolla Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

