Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, këtë të dielë ka përshëndetur qytetarët me pajme të fshatit Vlashnjë të Prizrenit.
Ai e ka quajtur këtë fshat pasuri të trashëgimisë kulturore në komunën e Prizrenit, duke përfshirë shtëpitë tradicionale, njerëzit mikpritës dhe natyrën e bukur që ka fshati Vlashnjë.
“Përshëndetje nga fshati Vlashnjë, një pasuri e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit.
Me shtëpi tradicionale, njerëz mikpritës e natyrë të bukur e të pasur, Vlashnja është destinacion i shkëlqyer për ata që kënaqen me historinë dhe kulturën lokale.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/