Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, ka thënë se AAK tanimë ka filluar procedurën për debat parlamentar dhe Draft Rezoluten për shkarkimin e Qeverisë.
“Kjo qeveri duhet të dorëhiqet menjëherë, pasi që pas tri viteve qeverisje Kosova ka bërë regres.
-Kosova po zbrazet çdo ditë e më tepër,
-Toka po dorëzohet si asnjëherë më parë,
-Arsimi po degradon tejmase,
-Shëndetësia ka ngecur në mjerim,
-Asnjë projekt investiv zhvillimor nuk ka ndodhur,
-Partnerët ndërkombëtarë për herë të parë kanë vendosur sanksione ndaj nesh,
Kjo Qeveri duhët të dorëhiqet, duke mos vazhduar t’a dëmtoj Kosovën edhe më tutje!” ka thënë Hoxha.