Bokserët e rinj prizrenas, Lumturim Xhoxhaj dhe Ensar Badallaj, do të marrin pjesë sot në finalen e turnirit të boksit në Francë.
Klubi i boksit ”Prizreni” ka bërë të ditur dhe talentët e rinj të boksit, Lumturim Xhoxhaj dhe Ensar Badallaj, të dielën pritet të boksojnë në finalen e turnirit të boksit në Francë.
KB ”Prizreni” u ka uruar suksese bokserëve të rinj, duke thënë se presin që të kthehen në Kosovë me dy breza të artë./TVPrizreni/