Home Blog Page 3603

Këto janë masat e reja që pritet të diskutohen, gastronomia të punojë deri në ora 21:00, ora policore nga ora 22:00

0

Për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve me koronavirus, nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:

Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.

Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19.

Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nisë nga ora 22:00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me koronavirus.

AAK-ja kundër mbylljes totale, kritikon Qeverinë për mosmenaxhim të pandemisë

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që të jetë vigjilente në trajtimin e pandemisë dhe për rastet pozitive me koronavirus që regjistrohen, të njoftohen edhe kryetarët e komunave. Kjo sipas kësaj partie, do të ndihmonte që të vëzhgohen për mosthyrje të masave personat që kanë rezultuar pozitivë.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se janë kundër mbylljes totale në vend pasi sipas tij, kjo s’do të sillte ndonjë rezultat.

“Shqetësues është fakti që sot kemi 7.200 raste aktive, që potencialisht pritet 1 në 10 prej tyre të kenë nevojë për trajtim spitalor. Pra nëse një trend i tillë i përkeqësimit, brenda 10 ditëve kapacitetet e vendit do të jenë të stërmbushuara”, deklaroi Dreshaj para mediave.

Dreshaj theksoi se nga problemet që kjo Qeveri ka është menaxhimi i pandemisë, menaxhimi i ekonomisë dhe ruajtja e substancës brenda vendit. Ai potencoi se “duhet ta kthejë dinjitetin e vendit, e të mos merret me punë të tjera anësore”.

Deputetja Time Kadrijaj tha se varianti Omicron infekton 1 të 8-n e njerëzve, që sipas saj është shifër e lartë.

Kuvendi nesër do t’i mbajë dy seanca

0

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare, njëra do të fillojë nga ora 10:00, ndërsa tjetra nga ora 15:00.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seana e dytë do të jetë vazhdim me pika të mbledhura nga seancat e kaluara.

Më poshtë e keni rendin e plotë të ditë për dy seancat:

Seanca e parë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve të Seancave të mëparshme,
4. Zëvendësimi i anëtarëve në komisionet parlamentare,
5. Debat parlamentar në lidhje me ngritjen enorme të çmimeve,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Seanca e dytë:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021.

4. votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,
5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,
6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,
7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,
8. Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),
22. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
24. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,
25. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë
28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,
48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

Hekuran Murati: S’ka shtet pa tatime dhe pa taksa

0

Rreth 8 miliardë euro janë inkasuar të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vjet nga Administrata Tatimore e Kosovës. Në vitin 2021, ATK-ja ka shënuar rekord në mbledhjen e tatimeve, rreth 600 milionë euro tatime dhe mbi 200 milionë euro kontribute pensionale.

Kështu tha sot drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj me rastin e shënimit të 22-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. Derisa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me këtë rast theksoi se nuk mund të imagjinohet një shtet pa tatime dhe pa taksa.

Murati tha se nga 5 milionë euro kur kishte mbledhur në vitin e parë të themelimit, ATK është shndërruar në kontribuuesin kryesor për të hyrat buxhetore.

Ministri i Financave më tej ka thënë se faza tjetër e këtij institucioni duhet të jetë digjitalizimi i plotë për ta bërë më të lehtë punën me tatimpaguesit.

“Shteti si koncept është një kontratë shoqërore ku të gjithë bëhen bashkë edhe merren vesh të kontribuojnë përmes tatimeve në mënyrë që disa shërbime të përbashkëta të cilat e bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët për t’i paguar tatimet dhe për t’i mbuluar ato kosto. Prandaj, është e paimagjinueshme që të ketë një shtet pa tatime dhe pa taksa, dhe pa administratë tatimore në këtë rast. Të hyrat nga ATK-ja janë tepër të rëndësishme dhe përveçse janë të rëndësishme për shtetin, janë të nevojshme edhe për ta ruajtur barazinë dhe për ta ruajtur edhe produktivitetin e ekonomisë”, theksoi Murati.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj duke treguar për arritjen e objektivave, tha se viteve të fundit ky institucion ka krijuar shërbime moderne dhe digjitale për tatimpaguesit.

“Si rezultat i punës profesionale, me integritet dhe ndershmëri, Administrata Tatimore e Kosovës për këto 22 vjet ka mbledhur 5 miliardë e 771 milionë euro tatime dhe 2 miliardë e 215 milionë euro kontribute pensionale. Gjithsej mbledhja e të hyrave është 7 miliardë e 986 milionë euro apo rreth 8 miliardë euro… Ajo që patjetër duhet të potencohet në këtë rast është bashkëpunimi me tatimpaguesit. Dihet se asnjë person në asnjë vend të botës nuk ka dëshirë të paguajë tatime dhe nuk është një gjë e këndshme, mirëpo sot në Kosovë rreth 90 përqind e tatimeve janë deklarime vullnetare, gjë e cila dëshmon se ne kemi arritur t’iu ofrojmë tatimpaguesve shërbime sa më cilësore”, theksoi Murtezaj.

Në emër të komunitetit të bizneseve, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka theksoi se të hyrat e këtij institucioni mundësojnë për shërbime më të mira nga shteti për qytetarët dhe bizneset.

Derisa Zeka tha se ATK ka krijuar qasje moderne për bizneset, ka thënë se përveç ATK-së dhe qeverisë, është obligim edhe i bizneseve dhe i qytetarëve që të kontribuojnë në luftimin e ekonomisë joformale.

Përveç kësaj, kreu i kësaj Ode ka kërkuar të ketë më pak ndëshkime nga ATK, por më shumë edukim për bizneset.

“Derisa në momentet si këto ka fjalë më të mira, besoj që ia vlen të përmendim edhe atë që duhet të bëhet në muajt dhe në vitet në vijim. Besoj që njëra prej plagëve më të mëdha që rëndon në shoqërinë tonë kosovare, është ekonomia joformale. Prandaj, është obligim i të gjithë neve, jo vetëm i ATK-së dhe Ministrisë së Financave, por edhe i vet bizneseve dhe qytetarëve të këtij vendi që bashkërisht të luftojmë ekonominë joformale, dhe të krijojmë një mjedis të barabartë për të tatimpaguesit e rregullt, që të ndihen të barabartë dhe jo të diskriminuar… Derisa kjo natyrisht që kërkon një qasje më rigoroze, unë do të doja më pak ndëshkime nga ana e inspektorëve tatimorë dhe shumë më tepër edukim”, u shpreh Zeka.

Ndërsa, zyrtari ndërlidhës i ambasadës britanike, Simon Wodcok, u shpreh më këtë rast se shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe institucionet e saj, derisa beson se një administratë e fortë është shtylla e ekonomisë së një vendi. /KP

Policia interviston Gjergj Dedajn për kërcënim të presidentes Osmani

0

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, është intervistuar dje nga Policia e Kosovës. I njëjti u mor në pyetje pasi u denoncua për kërcënim publik të jetës dhe sigurisë së Presidentes Vjosa Osmani dhe familjes së saj.

Intervistimi i tij erdhi pas deklaratës së dhënë në emisionin “Frontal” në T7, ku tha se është njeri i ligjit, por përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave”, ishte shprehur Dedaj.

Burime të T7 brenda Policisë së Kosovës thanë se pas intervistimit Dedaj është liruar në procedurë të rregullt, teksa rasti po trajtohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Dënohet kosovarja që mori pjesë në grup terrorist

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vite burgim më kusht Sh.S., për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Ndaj saj gjykata ka vërtetuar dënimin me burgim me kusht prej dy viteve, i vili nuk do të ekzekutohet nëse e njëjta nuk kryen ndonjë vepër penale prej tri viteve.

“Nëse e akuzuara gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021. Po ashtu e akuzuara S.SH. është urdhëruar nga gjykata që të përmbushë detyrimin – vizitë tek psikologu ose tek këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuares S.SH për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Prishtinë 19 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin PS.nr.58/2021 kundër të akuzuares S.SH. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E akuzuara S.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre (3) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

Nëse e akuzuara gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021. Po ashtu e akuzuara S.SH. është urdhëruar nga gjykata që të përmbushë detyrimin – vizitë tek psikologu ose tek këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

KËTU mund ta llogarisni faturën e rrymës sipas tarifave të reja

0

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave.

Në këtë kalkulator gjenden hapësirat A1 dhe A2, ku qytetarët mund ta vendosin shifrën e kilovatëve të shpenzuar gjatë periudhës së ditës dhe asaj të natës.

Nga propozimi i fundit qytetarët që do të shpenzojnë mbi 600 kilovatë do të paguajnë dyfishin e çmimit të energjisë, kurse ata që shpenzojnë nën 600 kilovatë do të faturohen me tarifat që kanë qenë të zbatueshme më parë.

Kalkulatori më poshtë është aktiv, ju vetëm duhet t’i vendosni të dhënat sipas faturës suaj për të parë se cila do të jetë vlera me tarifat e reja:

Kalkulatori i fatures

Kurti flet lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

0

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria është në mbledhje të provave për ngritjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.

Kurti tha se ende nuk kanë rezultat konkret për këtë çështje, duke shtuar se janë të përkushtuar që rastin ta përmbyllin me fitore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Sa i përket padisë për gjenocid, jemi duke punuar me ekspertët por nuk mund të them se kemi ndonjë rezultat konkrete. Faza më që është mbledhja e dokumentacionit dhe dëshmive të të gjitha llojeve, për shkak se numrin enormë i krimeve të kryera në Kosovës të kryhet në plotin që rastin ta përmbyllim me fitore të drejtësisë”.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.

Sveçla e njofton Hovenier me prioritetet e Qeverisë dhe MPB-së

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për prioritetet e qeverisë dhe ministrisë.

Në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja thuhet se është diskutuar gjithashtu edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike.

Sveçla falënderoi Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Ai theksoi se është i përkushtuar që të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së, për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Greqia është duke e shqyrtuar njohjen – Ministrja Gërvalla shkon për vizitë në Athinë

0

Athina zyrtare ka kohë që është duke shqyrtuar ndërrimin e pozicionit karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vizitat e Dendias në Kosovë kanë qenë një paralajmërim se Greqia po e shqyrton njohje e pavarësisë. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, sot në Athinë po qëndron kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e cila do të takohet me kryediplomatin grek, Nikos Dendias.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po qëndron në Athinë për vizitë zyrtare. Në Greqi, kryediplomatja e Kosovës do të takohet me homologun e saj Nikos Dendias.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e MPJ-së, ku thuhet se “fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve”.

“Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj”, thekson njoftimi.

“Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, përfundon komunikata.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort