LAJME

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Mirëpresim dënimin e Gucatit e Haradinajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Mirëpresim dënimin e Gucatit e Haradinajt
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2022, 16:26

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një komunikate për media, thotë se e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e shqiptuar ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thekson se prokurori Jack Smith do të angazhohet që të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve.

Në komunikatë theksohet se Prokurori Smith do të bëjë gjithçka që është në pushtetin e tij që t’i ndjekë penalisht ata që përpiqen për t’i frikësuar dëshmitarët.

“Aktet dhe deklaratat në këtë lëndë kanë ndodhur në një klimë frikësimi, siç ishin gjetjet e gjykatësve sot”, ka deklaruar Smith.

Gucati e Haradinaj u dënuan të mërkurën me nga 4 vjet e gjysmë burgim për “pengim të drejtësisë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika