Zvicra ka njoftuar se të gjitha dyqanet, baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga ora 19 me qëllim të luftimit të koronavirusit, i cili ka nxitur rritje të tensioneve politike dhe kulturore në shtetin helvetik.
Rregullat e reja hyjnë në fuqi të shtunën dhe do të vlejnë deri më 22 janar. Zvicra ka një ndër shkallët më të mëdha të infeksionit për numër të banorëve në Evropë dhe qeveria ka frikë se situata mund të dalë nga kontrolli gjatë festave të fundvitit.
“Po shohim një rritje eksponenciale. Spitalet tona dhe punëtorët tanë shëndetësorë po vendosen deri në limitin e tyre”, tha presidentja e vendit, Simonetta Sommaruga.





