LAJME

Zvicër: 83-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga vetura

Zvicër: 83-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga vetura
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2023, 16:03

Një 83-vjeçar nga Kosova është goditur për vdekje nga vetura gjatë së martes.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Zvicër, në vendin e quajtur Horgen.

Ende nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek aksidenti, shkruan gazeta Blick.ch.

Sipas policisë, shoferi 51-vjeçari, ishte duke lëvizur në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit.

Aksidenti ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën.

Rasti po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publikem shkruan Blick.ch.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika