Vajza 19 vjeçare Laureta Kuleta nga komuna e Obiliqit është zhdukur që gjashtë ditë, ajo ka dalë nga shtëpia të martën e kaluar dhe me vete nuk e ka marrë letërnjoftimin e as telefonin. Familjarët e 19-vjeçares nuk dinë asgjë për vendodhjen e saj dhe kanë bërë një njoftim publik që kushdo që ka informacione për Laurtetën t’i lajmërojë ata.
Motra e Laurtës, Jeta ka rrëfyer se ajo punonte në një market në fshatin Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.






