Dy turistë të huaj janë zhdukur në zonat e thella të Valbonës, mbrëmjen e djeshme. Policia menjëherë sapo është njoftuar, ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.
Paraprakisht, bëhet me dije se kërkimet kanë nisur mbrëmjen e djeshme dhe kanë vazhduar pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri në orën 03:00 të mëngesit, uniformat blu nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të turistëve.
Kërkimet janë përqëndruar në shtegun Valbonë-Theth.