Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me Federatën e Futbollit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tregoi se në këtë takim u diskutua për organizimin sa më të mirë të ndeshjeve ndërkombëtare që do të zhvillohen.
“Takimi në Federatën e Futbollit të Kosovës, është vizitë për të shprehur mirënjohje për punën e madhe që ka bërë kjo federatë për futbollin dhe ndërkombëtarizimin e Kosovës në skenën sportive.





