LAJME

Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë

Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2021, 16:48

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë se ky menaxhim i pandemisë do të mund ta rikthej Kosovën në krizë të ashpër shëndetësore.

“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.

Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai po ashtu ka kërkuar që së paku të lexohet e të zbatohet nga Qeveria, Manuali për mbrojtjen dhe përhapjes e virusit.

“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja.

Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19”, shtoi Zemaj.

Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve,…

Posted by Armend Zemaj on E mërkurë, 14 April 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika