Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar Rishi Sunak për marrjen e detyrës si Kryeministëri i ri i Britanisë, duke theksuar se ai është i gatshëm të vazhdojë të punojë për të forcuar lidhjet midis Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Zelensky uron kryeministrin e ri britanik: Të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

“Ju uroj suksese në të gjitha sfidat me të cilat po përballet shoqëria britanike dhe bota sot. Jam i gatshëm të forcojmë së bashku partneritetin strategjik ukrainas-britanik”, shkroi Volodymyr Zelensky në një mesazh në Twitter.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




