LAJME

Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Asociacioni nuk është çështje mes Kosovës dhe ShBA-ve, dhe nuk është betejë personale e Kurtit

Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Asociacioni nuk është çështje mes Kosovës dhe ShBA-ve, dhe nuk është betejë personale e Kurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2023, 18:12

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe nuk është çështje mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeziu tha se se SHBA-të kanë një rol të rëndësishme në situate të ndryshme.

Ndërkaq, sa i përket një deklarimi të kryeministrit, Albin Kurti, se Asociacioni mund të të adresohet të plani franko-gjerman. E kjo u pa si një zbutje e Kurtit sa i përket qëndrimeve të tij për themelimin e Asociacionit.

Kryeziu tha se pozicionet e zyrtare të Qeverisë vijnë nga shqetësimet e tyre të kamotshme.

“Së pari pozicionet tona zyrtare vijnë nga shqetësimet tona të kamotshme atë se çfarë paraqet ky Asociacion, nuk është betejë personale e Kurtit është manifestim qëndrimeve të kamotshme mbi atë marrëveshje”.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e sheh të përshtatshme që të bëhet finalizimi i dialogut.

“Dhe së dyti ndajmë bindjen me partneret ndërkombëtare që është një kohë e përshtatshme që pas shumë vitesh që u bënë dialog nga viti 2011 e tash te këtë një diskutim më të hapur që ka finalizimin e tij, ky edhe angazhimi ynë”, ka shtuar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika