LAJME

Zafir Berisha: Nuk do të ankohemi në Gjykatën Kushtetuese

Zafir Berisha: Nuk do të ankohemi në Gjykatën Kushtetuese
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2021, 16:23

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e Nismës Socialdemokrate për certifikimin e 12 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Këtë vendim e ka pranuar partia e Fatmir Limajt, teksa nuk do të bëjnë ankesë as në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu ka thënë për GazetaBlic anëtari i kësaj partie, Zafir Berisha.

“Ne i pranojmë vendimet e organeve të rendit. Nuk do të ankohemi në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Berisha.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika