LAJME

Vuçiq:Serbia e gatshme t’i dërgojë vaksina edhe shqiptarëve të Kosovës

Vuçiq:Serbia e gatshme t’i dërgojë vaksina edhe shqiptarëve të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2020, 14:20

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se nuk ka asgjë te keqe vaksinimi i serbëve të veriut të Kosovës me vaksinë kundër COVID-19.

“Do të vazhdojmë të kujdesemi për popullin tonë në Kosovë. Nuk kemi dërguar armatim, por vaksina. Jemi të gatshëm që edhe shqiptarëve të Kosovës t’u dërgojmë vaksina kundër COVID-19”, ka deklaruar ai, transmeton Front Online.

Sipas tij, Serbia është shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që ka siguruar vaksinat kundër COVID-19. “Madje një veprim të tillë e kemi bërë edhe para disa shteteve të Evropës. I presim edhe 77 mijë vaksina nga Phizer, në mënyrë që në janar 2021 shumica e punëtorëve shëndetësor të vaksinohen”, ka pohuar Vuçiq, duke shtuar se së shpejti presin vaksina kundër COVID edhe nga Rusia.

/Front Online/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika