LAJME

Vuçiq pas takimit me Erdogan: Po presim rend për të blerë “Bayraktar”

Vuçiq pas takimit me Erdogan: Po presim rend për të blerë “Bayraktar”
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2022, 13:14

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan , po qëndron për një vizitë zyrtare në Serbi. Lidhur me këtë vizitë të Erdogan ka folur presidenti serb, Aleksander Vucic, i cili ka treguar se kanë diskutuar edhe për çështjen e pajisjes së Serbisë me dronët “Bayraktar”.

Vuçiq ka thënë se Serbia është duke pritur në radhë dhe se shpreson që në vitin e ardhshëm do të jenë në gjendje të realizojnë një synim të tillë, për të cilin kreu i shtetit serb thotë se janë të gatshëm të harxhojnë qindra milionë euro.

“Ne jemi duke pritur dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të jemi në gjendje ta realizojmë. Ne jemi gati të japim disa qindra miliona për Bayraktar”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Gjithashtu presidenti serb ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në mes të Serbisë dhe Turqisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika