Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se teksti i ri i propozimit franko-gjerman që kanë marrë palët nuk është përmirësuar në pjesët ku Serbia e konsideron se duheshin bërë përmirësimet
Vuçiq ankohet për planin e ri “franko – gjerman” që Lajçak ua ka dorëzuar palëve

Vuçiq tha se europianët “nuk e kanë përmbushur atë që është kërkuar” nga Serbia.
“Ne jemi të gatshëm të flasim, nuk refuzojmë asgjë paraprakisht, përveçse e kemi bërë të qartë me shkrim, jo vetëm verbalisht, se cilat janë vijat tona të kuqe dhe çfarë nuk mund të pranojmë. Ne jemi të gatshëm të flasim, jemi gati për zgjidhje kompromisi dhe ne do të vazhdojmë të flasim”, ka thënë Vuçiq.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

LVV mbështet “Marshin për Liri”

LDK-ja lëshon sallën, ndërpritet seanca konstituive

Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e Urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

