Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se nuk mund të thotë se të kujt ishin dronët që fluturuan të martën mbi zonën e Merdarit dhe rrethinën e Rashkës, por ai ka shtuar se kanë ardhur nga territori i Kosovës.
Vuçeviq duke folur për televizonin serb “RTS” ka thënë se janë vërejtur disa dronë pa pilotë dhe se ka pasur lëvizje të ndryshme. Por, ai ka shtuar se aeroplanë MiG-29 nuk janë ngritur në qiell shkaku i dronëve.
“Ushtria mundet që t’i përgjigjet sfidave edhe me helikopterë, topa apo mitralozë avionësh”, ka thënë Vuçeviq. Nuk është vetëm fjala për hyrjen e dronëve në rrethin e Rashkës. Këshilli i Sigrimit ka vërejtur disa objekte në drejtim të lëvizjes nëpër lagjet Topliç dhe Nishavë”, tha Vuçeviq.





