- Reklama -

Vitia: Do të doja paga më të larta për stafin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se koeficienti i ri më së miri ka adresuar dhe rritur nivelin e rrogave te personeli shëndetësor, ndonëse ka shtuar se si mjek dhe i pari i këtij dikasteri do të donte paga edhe më të larta.

Në konferencën për media pas vizitës në Ferizaj, Vitia tha po ashtu se krahas koeficientit të ri do të ketë edhe shtesa për personelin shëndetësor që punon vetëm në sektorin publik, si dhe shtesa të tjera si ajo e rrezikshmërisë në vendin e punës.

- Reklama -

Ai ka lënë të nënkuptohet se për të gjitha këto do të diskutojnë me Federatën Sindikaliste të Shëndetësisë, për të cilën tha se nuk është e interesuar për greva.

“Koeficienti i ri më së miri e ka adresuar dhe ka rritur nivelin e rrogave të personeli shëndetësor. Nëse më pyesni mua si mjek dhe ministër i Shëndetësisë, kisha dashur të ishin akoma më të larta. Mirëpo kjo kategori ka përfituar pagat më të larta nga ky koeficient. Në anën tjetër, jemi të përkushtuar që përveç përmirësimit të kushteve, që janë edhe në aspektin infrastrukturor por edhe në mjetet e reja të punës, që të kemi temë bisedimi edhe incentiva tjera për krijimin e kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë. Është në tavolinë dhe tani shumë shpejt do të procedojmë. Për personelin shëndetësor, të cilët zgjedhin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të ketë shtesa. Natyrisht, do të ketë edhe shtesa të tjera që kanë të bëjnë me rrezikshmërinë në vendin e punës dhe tjera, të cilat ne do t’i diskutojmë në mënyrën më të sinqertë me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, me të cilën nga takimi që kam pasur, nuk janë fare të interesuar të hyjnë në grevë”, tha Vitia, raporton KP.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort