LAJME

Vërshimet në Kosovë, situatë alarmante në disa rajone

Vërshimet në Kosovë, situatë alarmante në disa rajone
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2023, 14:12

Pas reshjeve e pandërprera në disa zona në Kosovë, kanë ndodhur vërshime.

Situata është përkeqësuar në disa komuna, përfshirë, Skenderajn, Drenasin, Pejën, Klinën e Mitrovicën.

Në këto komuna janë vërshuar zona të banimit, toka bujqësore e rrugë.

Komuna e Skenderajt tanimë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Me reshjet që janë duke vazhduar, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar vërshime edhe gjatë ditëve në vijim.

“Situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, njoftoj instituti të enjten.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika