PRIZRENI ME RAJON

Vërshime edhe në Mamushë, kryetari i saj kërkon ndihmë nga Qeveria

Vërshime edhe në Mamushë, kryetari i saj kërkon ndihmë nga Qeveria
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2021, 16:21

Vërshimet e shumta i kanë shkaktuar telashe të mëdha fermerëve dhe banorëve të Mamushës, dhe përmes një reagimi publik, kryetari i saj Abdylhadi Krasniç ka kërkuar intervenim urgjent dhe ndihmë nga Qeveria.

Reagimi i plotë i tij:

Komuna e Mamushës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të zgjidhur këtë problem dhe për këtë arsye kërkojmë nga Qeveria dhe Ministritë përkatëse mbështetjen e tyre për të zgjeruar shtratin e lumenjëve që të mos përsëriten dëmet e njejta.

Shpresojmë që Qeveria dhe Ministritë përkatëse do të na mbështesin bujqit tonë siç na kanë mbështetur dhe ndihmuar deri më tani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika