Si pasojë e të reshurave atmosferike, janë shkaktuar telashe edhe për banorët e fshatrave Neprogoshtë dhe Manastiricë të zonës së Zhupës.
Në ndihmë banorëve iu kanë dalur organet kompetente komunale, ndërsa punimeve në sanimin e gjendjes i kanë bërë vizitë edhe drejtori për Emergjenca dhe Siguri, Faruk Dakaj dhe drejtoresha e DKRS, Emilia Rexhepi, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, kjo e fundit.
“Fatkeqësisht, katastrofa të rënda të motit goditën rajonin tonë dhe u shkaktuan dëme të mëdha qytetarëve tanë.
Me drejtorin e sigurisë dhe inspektorët, ne vizituam Nepregoshtin dhe Manastiricën për mbrojtje dhe ndërhyrje emergjente nga komuna e Prizrenit.”, ka shkruar drejtoresha Rexhepi./tvprizreni.net/