Qeveria e KosovesQeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë së datës 14 gusht të vitit 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagim Emergjent ndaj Covid-19”, raporton EO.
Vendos Qeveria, 60 milionë € kredi për blerjen e vaksinës dhe pajisjeve të tjera anti-Covid

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se me 60 milionë sa ka kosto kjo marrëveshje do të blihen vaksina, por edhe pajisje të tjera anti-Covid.
“Në vazhdën e masave paraqes për aprovim nismën e marrëveshjes së marrëveshjes ekzistuese për financim, i tërë projekti kap vlerën totale prej 60 milionë euro, kjo do të mundësojë blerjen e vaksinave dhe pajisjeve të tjera”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivel të Konsullatës së Përgjithshme

Bullgaria në krah të Kosovës për integrimin në BE dhe anëtarësimin në KiE

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

